Me urdhëresë nga Iterpoli, arrestohet në Zubin Potok

I dyshuari u dërgua në mbajtje

Një person është arrestuar nga policia e Kosovës dje rreth orës 14:45 në Zubin Potok.

Sipas Policisë së Kosovës, urdhri për arrestimin e të dyshuarit është lëshuar nga Interpoli.

“Raportohet se ne bazë te urdhëresës lëshuar nga Interpoli, është arrestuar i kërkuari mashkull Serb /shtetas i BiH”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari dërgohet ne qendrën e mbajtjes./21Media

Back to top button