Me veturë ra në lumin Erenik, vdiq një 20 vjeçar

Viktima është nxjerrë nga vetura pa shenja jete

Një 20 vjeçar me inicialet A.G ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar, pasi që me veturë kanë rënë nga ura në lumin Erenik në Gjakovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Gjakovë, Krist Gjokaj.

“Aksidenti dyshohet se ka ardhur kur vetura ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugën “Ymer Pula” në drejtim të fshatit Shkugës dhe pasi humb kontrollin godet mbrojtëset e urës mbi lumin Erenik dhe bie në lumë, ndërsa pasagjeri J.T., kishte dalë nga vetura dhe i njëjti është duke marrë tretman mjekësor në emergjencën e Gjakovës dhe është jashtë rrezikut per jetë”, njofton Policia.

Policia tregon se vozitësi A.G., është nxjerrë nga vetura pa shenja jete me ndihmën e zjarrfikësve dhe ambulancës dhe në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njesitet relevante./21Media

Back to top button