Meda: Një mbrëmje e paharrueshme me Krenarinë e Kosovës
21 Tetor 2019
Meda u takua me Rashicën
Meda u takua me Rashicën
Këngëtari i mirënjohur, Mehdin Përgjegjaj-Meda, është takuar mbrëmë me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën, shkruan rtv21.tv
Në rrjetin social Instagram, Meda ka publikuar një fotografi në të cilën shihet pranë futbollistit.
“Një mbrëmje e paharrueshme me Krenarinë e Kosovës, Milot Rashica” , ka shkruar Meda krahas fotografisë.
Ndryshe, me fitoren ndaj Malit të Zi, Kombëtarja e Kosovës mbetet e treta në grupin A me një pikë më pak se Çekia, e cila renditet e dyta, ndërsa 4 më pak se Anglia, që është lidere e grupit.
Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 14 nëntor, duke filluar nga ora 20:45./21Media