Meda duke e puthur Lulen

Meda duke e puthur Lulen

Ditëve të fundit këngëtari Meda ishte mjaft i përfolur në mediat rozë për faktin se hapi një lokal në qendër të Prishtinës. Përveç angazhimeve në muzikë dhe tashmë edhe biznesit tjetër, Meda aktiv po tregohet edhe në rrjete sociale për ndjekësit e tij të shumtë, shkruan rtv21.tv 

Këngëtari i mirënjohur po publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij. E kur jemi te fotografitë, Meda së fundmi publikoi një imazh të bukur me bashkëshorten, të cilën shihet duke e puthur në ballë..

Në imazhin e publikuar, në të cilin çifti shihet i zhveshur, Meda mori pëlqime dhe komente të shumta.

Meda dhe Luljeta janë të martuar prej vitesh dhe së bashku kanë katër fëmijë.

Kujtojmë që projektet e fundit të Medës janë: “O sa mire” dhe “E kaloje”, të publikuara më 5 korrik. Projektet deri tani kanë mbi 1 milionë klikime në youtube./21Media