Meda ka paralajmëruar projektin e radhës

Meda ka paralajmëruar projektin e radhës

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Meda së shpejti do të sjellë projektin e radhës, i cili do t’i kushtohet presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur sot Meda përmes rrjeteve sociale. Këngëtari është shprehur se me respekt dhe emocion po punojnë për këngën kushtuar Ibrahim Rugovës, shkruan rtv21.tv

Ibrahim Rugova ishte lindur më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Rugova, ishte Presidenti i parë i Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar. Ish-presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.

Ndryshe, kënga e fundit e Medës është “Perhajer”, të cilën e ka publikuar në muajin dhjetor./21Media