Medalisti olimpik vdes pas aksidentit me motoçikletë

Atleti britanik i lindur në Xhamajkë ka qenë i përfshirë në një aksident

Medalisti olimpik në kërcim së larti Germaine Mason ka vdekur pas përplasjes me motoçikletën e tij, ka konfirmuar policia.

34 vjeçari ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur, duke vdekur menjëherë rreth orës 04:20 të mëngjesit, shkruan rtv21.tv.

Kryeministri xhamajkan ka ofruar ngushëllimet e tij gjithë botës së sportit. Mason mik i mirë i rekordmenit botëror Usain Bolt thuhet të jetë personi i vetëm i përfshirë në këtë aksident./21Media

Back to top button