Muhamet Ramadani fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U18

Muhamet Ramadani fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U18

Talenti i atletikës, Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U18, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Muhameti fitoi të artën në hedhjen e gjylës, ku distanca e hedhjes ishte 19.31 metra.

Ramadani do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

KOK përgëzon suksesin e Muhametit dhe iu uron fat edhe garuesve tjerë që po marrin pjesë në ballkanik. /21Media