Koreja Veriore ka përshëndetur samitin në mes të Trumpit dhe Kimit

Loading...

Koreja Veriore ka përshëndetur samitin në mes të Trumpit dhe Kimit

Pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un po vlerësohet lart për krijimin e kushteve të paqes në botë.

Koreja Veriore ka përshëndetur samitin në mes të Trumpit dhe Kimit dhe media shtetërore po e vlerëson takimin si fitore diplomatike për liderin e tyre.

Në raportin e saj të parë për takimin, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA ka përmendur 16 herë emrin e Kim, duke shkruar se “takimi i shekullit”, u mbajt me qëllim të përfundimit të marrëdhënieve armiqësore.

Aty përmenden fjalët e Kimit, i cili u zotua për krijimin e kushteve të paqes dhe stabilitetit në gadishullin korean.

Agjencia tutje ka bërë të ditur se liderët kanë pranuar ftesat e njëri-tjetrit për t’i vizituar vendet respektive.

Ndryshe dje Donald Trump dhe Kim Jong-un janë bërë presidentët e parë të SHBA-ve dhe Koresë Veriore që janë takuar, pas një viti që shkëmbyen akuza dhe kërcënime me njëri-tjetrin.

Presidentët shtrënguan duart në një hotel luksoz në ishullin Sentosa të Singaporit para se të vazhdonin bisedimet.