"Reperi shqiptar që grumbulloi 1.6 milionë dollarë donacione për të prekurit nga tërmetet"

“Reperi shqiptar që grumbulloi 1.6 milionë dollarë donacione për të prekurit nga tërmetet”

Fondacioni i krijuar reperi i njohur Mozzik dhe organizata “Fundjavë Ndryshe” ka arritur  të grumbulloj një shumë prej 1.6 milionë dollarë për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga termeti në Shqipëri.

Për këtë veprim Mozziku ka pranuar lavdata të shumta. Në lidhje me këtë reperi është përgëzuar edhe nga revista e njohur italiane “ESSE Magazine”,  e cila i ka dedikuar një artikull reperit shqiptar.

“Bilanci i tërmetit në Shqipëri u përkeqësua, duke u rritur në 49 të vdekur dhe 750 të plagosur. Nisur nga situata e rëndë emergjente, Mozzik, një reper kosovar, shqiptar filloi një mbledhje fondesh tre ditë më parë për të kontribuar në operacionet e urgjencës dhe rindërtimin. Rezultatet janë të jashtëzakonshme: deri më tani, gati 1.6 milion dollarë janë grumbulluar, dhe ai duhet të arrijë shifrën prej dy milionë brenda një kohe të shkurtër”, shkruhet në njoftimin e gazetës italine në Instagram.

Fotografinë nga artikulli i revistës Mozziku e ka publikuar në Instagramin e tij.

Për Mozzikun njësoj ka shkruar edhe revista tjetër e njohur në Itali “Rebel”.

Që nga dita e djeshme kur Shqipëra u trondit me fatkeqësinë natyrore, emra të njohur të skenës muzikore shprehën vullnetin e tyre për t’i dal në ndihmë popullit shqiptar duke i hapur dyert e shtëpive të tyre për të prekurit nga tërmeti. /21Media