Zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Rreth 1.9 milionë qytetarë me të drejt vote pritet të votojnë në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë, thotë Euronews. Ndër shqetësimet kryesore të tyre janë korrupsioni dhe një marrëveshje paqeje me Serbinë që do t’i hapte rrugë anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, thuhet tutje në Euronews.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 19, ndërsa rezultatet e para zyrtare priten në mesnatë, thekson ky transmetues. Zgjedhjet e parakohshme, të katërtat që nga shpallja e pavarësisë së vendit më 2008, janë thirrur pas dorëheqjes në muajin korrik të kryeministrit Ramush Haradinaj, pas ftesës për tu paraqitur në gjykatën për krime lufte në Hagë, përfundon Euronews.

Edhe sipas agjencisë së lajmeve Reuters, korrupsioni dhe marrëveshja e paqes me Serbinë dominojnë zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.
Agjencia Associated Press e lajmeve poashtu rrëfen se votuesit në Kosovë po votojnë për parlamentin e ri në zgjedhjet e sotme midis thirrje për liderët e këtij vendi që të rifillojnë dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Rreth 1.9 milion votues me të drejt vote kanë filluar të votojnë për të zgjedhur 120 ligjvënës në vendin ballkanik që u pavarësua nga Serbia në vitin 2008, thekson AP.

Temat kryesore që kanë dominuar fushatën parazgjedhore kanë qenë, rifillimi i bisedimeve me Serbinë, bisedime këto të sponzorizuara nga Bashkimi Evropian e që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, pastaj luftimi i papunësisë së lartë në kosovë, që është më shumë se 25 përqind si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfundoi AP në raportin e saj për zgjedhjet në Kosovë./21Media