Reuters thotë se njëra ndër sfidat për qeverinë e re do të jetë arritja e marrëveshjes me Serbinë

Reuters thotë se njëra ndër sfidat për qeverinë e re do të jetë arritja e marrëveshjes me Serbinë

Dy partitë më të mëdha në Kosovë kanë arritur një marrëveshje të dielën për krijimin e një qeverie të re pas gati katër muajve nga data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, të cilat erdhën për shkak të dorëheqjes së kryeministrit të kaluar, shkroi sot agjencia e lajmeve, Reuters.

Albin Kurti, lideri 44-vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se do të bëhet kryeministër sipas marrëveshjes dhe punës me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe grupeve të tjera.

Ai shtoi se kjo marrëveshje do të votohet të hënën në kuvend, ku koalicioni i ri i ka 77 nga gjithsej 120 ulëse.

Në këtë koalicion do të përfshihen edhe gjashtë grupe që i përfaqësojnë serbët, turqit, boshnjakët dhe pakicat e tjera kombëtare.

Sipas kësaj agjencie, njëra ndër sfidat më të mëdha për qeverinë e re do të jetë arritja e marrëveshjes me Serbinë.