Raportojnë për pushimet e Thaçit

Raportojnë për pushimet e Thaçit

Sot mediat serbe kanë shkruar për pushimet e presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi që sipas tyre ai është duke i kaluar pushimet në Bodrum të Turqisë në një hotel luksoz ,transmeton rtv21.tv.

“Kur Kosova po cakton një datë zgjedhjesh dhe po përpiqet të kapërcejë krizën politike, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur të japë një pushim vetës në një nga hotelet më ekskluzive të Bodrumit, i cili kushton të paktën 5,600 € një natë, ka mësuar Blic. Hidhni një sy parajsës së vërtetë të vogël në bregdetin turk ku pushon Thaçi”, ka shkruar sot “Blic” duke ia bashkangjitur një video.

Ndërkohë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së./21Media