Mediat serbe e quajnë Vokrrin si legjendë të Partizanit

Mediat serbe e quajnë Vokrrin si legjendë të Partizanit

Lajmi për vdekjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit ka zënë vend edhe në mediat serbe. Shumica e medieve në shtetin fqinj kanë raportuar për vdekjen e të parit të FFK-së.

Gazetat serbe e quajnë Vokrrin si legjendë të Partizanit.

“Vokrri është një nga legjendarët e Partizanit. Ai ka luajtur tri sezone në Partizan ku në 55 ndeshje ka shënuar 18 gola. Vokrri ka qenë edhe futbollist i ish Jugosllavisë ku në 12 ndeshje kishte realizuar gjashtë gola” shkruajnë mediat serbe.

Fadil Vokrri ka vdekur sot pas një komplikimi shëndetësor. Ai ka pësuar një sulm në zemër gjatë orëve të para të mëngjesit.

Vdiq kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri