Pronari i “Opel Astra” së djegur është një person 70-vjeçar, i cili nuk është më në mesin të gjallëve

Pronari i “Opel Astra” së djegur është një person 70-vjeçar, i cili nuk është më në mesin të gjallëve

Sipas mediumit serb Novosti, vetura e djegur, e cila u gjet dje pas vrasjes së Oliver Ivanoviq, i takon një austriaku me prejardhje serbe.

Pronari i veturës nuk është më gjallë dhe kjo ka ngritur spekulime për mënyrën se si vrasësit kanë arritur deri tek automobili.

Më herët, Policia e Kosovës raportoi se ka informacione të reja mbi vrasjen e politikanit serb, pas bisedimeve me disa dëshmitarë, xhirimeve të kamerave të sigurisë dhe informacioneve të marra përmes rrugës së komunikimit të mbrojtur, bisedave të besueshme telefonike, e-mailave dhe shkrimeve nga rrjetet sociale.

Thuhet se në hetimet e deritanishme është identifikuar pronari i automobilit “Opel Astra”, i cili dyshohet të jetë përdorur në vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare Liria, demokracia, drejtësia.