Shqipëria destinacioni përfekt

Shqipëria destinacioni përfekt

Disa vende janë më të vërtetë vende sekrete kur është fjala për pushime. Kështu e fillojnë artikullin e tyre mediumi gjerman ‘Galileo’, duke prezantuar një listë prej 6 vendeve turistike ku duhet të udhëtoni, sepse siç theksohet në artikull përpos që do të kënaqeni njëkohësisht nuk do të shpenzoheni, shkruan rtv21.tv.

Në pozitën e gjatë është radhitur Greqia, pas saj Kroacia dhe Portugalia. Ndërsa vendin e tretë e ka Maqedonia, në të dytin Bullgaria. Kurse në mesin e vendeve më të preferuara e kanë radhitur Shqipërinë, e cila zë vendin e parë në listë.

Ky është destinacioni PËRFEKT për te gjithë, thuhet në artikull.  Ende i pa zbuluar nga shumë turistë andaj edhe çmimet nuk shndërrohen në çmime “ekstra për turistë” kështu që radhitet tek më të pëlqyrat ku do të kënaqësh padyshim dhe njëkohësisht do të kursesh, përfundon artikullin e tij mediumi gjerman, duke i lënë në shoqëri me pamjet nga ky vend i vlerësuar si magjëpes./21Media