Meghan Markle ka deklaruar se babai i saj nuk do të marrë pjesë në dasmën e saj me Princin Harry të shtunën

Meghan Markle ka deklaruar se babai i saj nuk do të marrë pjesë në dasmën e saj me Princin Harry të shtunën

Në një deklaratë të saj thuhet se ajo gjithmonë e ka dashur babanë e saj, dhe ka shpresuar se do t’i jipet hapësira e nevojshme për tu fokusuar në shëndetin e tij, shkruan rtv21.tv.

Të mërkurën ishte raportuar se Thomas Markle do të kishte një operacion në zemër. Thomas ishte parashikuar të takohej me Princin Harry për herë të parë gjatë kësaj jave, si dhe me Mbretëreshën dhe Dukën e Edinburgut.

Mungesa e babait ka vënë në pikëpyetje se kush do ta shoqërojë Meghanin në altar. Nëna e saj ose Princi Charles, babai i Harryt mund të jenë alternativa, ose Meghan mund të zgjedhë të ecë e vetme.

Martesa e do të bëhet më 19 maj 2018 në Kështjellen e Windsdor.

Çifti fejesën ka konfirmuar në muajin nëntor të këtij viti./21Media