Sipas raportimeve, princi Harry dhe aktorja Meghan Markle do ta publikojnë fejesën e tyre së shpejti

Sipas raportimeve, princi Harry dhe aktorja Meghan Markle do ta publikojnë fejesën e tyre së shpejti

Çifti i lumtur që janë së bashku për më shumë se një vit thuhet ta kenë dërguar lidhjen e tyre në nivelin e ardhshëm, por princi nuk dëshiron që ta publikojë për tërë botën para se të festojë me familjen e tij.

Një burim tha për Us Magazine se Harry gjithmonë ka planifikuar ta ndante lajmin së pari me familjen e tij para se të bëhej publik, shkruan rtv21.tv.

Shokët e aktores së serialit Suits besojnë se fejesa do të publikohet në nëntor kur edhe Markle përfundon xhirimet e sezonit të shtatë dhe final.

Pasi të vendosin që ta shpërndajnë lajmin, 36 vjeçarja Markle do të zhvendoset në Londër, që të jetë më afër të fejuarit të saj 33 vjeçar./21Media

The couple sent the rumour mill into overdrive when they made their first official public appearance together at the Invictus Games in Toronto last month Image result for prince harry meghan markle