Harry arrin në Kanada

Harry arrin në Kanada

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle po shijojnë ditët e para si njerëz të zakonshëm.

Harry dje ka mbërritur në Kanada pas largimit nga familja Mbretërore.

Ai u fut drejtpërdrejt në veturë në ishullin Vancouver, i mbrojtur nga pesë truproja për udhëtimin 10-minutësh deri në rezidencën e tyre të re që sipas raportimeve, kushton mbi 11 milionë dollarë.

Ndërkaq Meghan është fotografuar së bashku me djalin Archie, dy qenët e saj dhe truprojat, teksa po ecte në natyrë e veshur më sportive, shkruan rtv21.tv

U pa qartë se Meghan po shijon këtë kohë larg fustaneve poshtë gjurit dhe takave.

Kujtojmë se Harry ka shprehur trishtimin e tij rreth vendimit për të hequr dorë nga titujt mbretëror. Duke iu drejtuar të pranishmëve në një darkë private në Londër, ai tha: “Ne shpresonim t’i shërbenim mbretëreshës pa fonde publike. Por fatkeqësisht kjo ishte e pamundur”.

Tutje ai tha se vendimin nuk e kishin marrë me lehtësi, por nuk kishte opsion tjetër. Duke iu drejtuar të pranishmëve si Harry, u shpreh se ai e gjeti ‘dashurinë dhe lumturinë që kishte shpresuar për gjithë jetën’ me Meghan./21Media