Meghan Markle do të lindë fëmijën e saj në ujë dhe kjo do ishte hera e parë për pallatin mbretëror

Meghan Markle do të lindë fëmijën e saj në ujë dhe kjo do ishte hera e parë për pallatin mbretëror

Dukesha e Sussex thuhet se ka biseduar me miqtë rreth përdorimit të një pishine për lindje në shtëpi, ndërsa pritet të sjellë në jetë foshnjen e saj nga dita në ditë.

Kërkesa vjen pasi Meghan, 37 vjeç, kishte emëruar ekipin e saj të lindjes, të udhëhequr nga një mjeke femër,duke ‘zhveshur’ kështu një traditë mbretërore prej katër dekadash me shmangien e Lindo Wing të Spitalit St Mary në Londër.

Një mik i princit Harry i tha The Daily Star të dielën: “Është e qartë se Meg është kundër ilaçeve, kështu që asnjëri prej nesh nuk ishte i tronditur kur kuptuam se kishte folur për lindjen në ujë.

“Me sa duket ajo dëshiron që fenomeni të jetë sa më i natyrshëm që të jetë e mundur: pa anestezi, pa spital dhe kështu me radhë”.

Ata thanë se arsyeja e vetme për 37-vjeçaren që të mos zbatojë planin e saj, është nëse ajo ka nevojë për kujdes mjekësor, por shtoi: “Tani për tani, lindja e ujit është absolutisht plani i saj, është ajo që po mendojnë. ”

Ajo vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se Meghan ka refuzuar mjekët e Mbretëreshës në krye deri në lindjen e fëmijës së saj të parë, pasi ajo nuk dëshiron që “burrat në kostume” të presin foshnjën e saj.

Gjinekologët e familjes mbretërore, Alan Farthing dhe Guy Thorpe-Beeston, që janë të specializuar në lindje me rrezik të lartë, ishin të pranishëm në lindjen e të tre fëmijëve William dhe Kate.

Por, pavarësisht se janë dy nga më të mirët në këtë profesion, palës iu është mohuar një rol udhëheqës në lindjen e fëmijës së Princit Harry.

“The sun” gjithashtu raportoi se Meghan thuhet të jetë e shqetësuar për moshën e saj. Gratë shtatzëna mbi 35 vjeç janë klasifikuar si persona që rrezikojnë shëndetin.