Ajo po pret një rol të duhur?

Ajo po pret një rol të duhur?

Meghan Markle, e cila i dha fund karrierës së saj të aktrimit kur u fejua me Princin Harryn, thuhet se dëshiron të kthehet në sheshin e xhirimeve, përcjell rtv21.tv

Pretendohet se Meghan Markle, e njohur për personazhin e saj “Rachel Zane diz” në seritë “Suits” realizuar në mes 2011-2018 në SHBA, dëshiron të kthehet në Hollywood dhe të lexojë skenaret.

Jeta e saj mes mureve të pallatit është bërë pak e mërzitshme, kështu që ajo dëshiron të rikthehet në punë dhe po pret projektin perfekt, tha Rob Shuter, britanez që ndjek nga afër familjen mbretërore.

Sipas Shuterit, Princi Harry mbështeti Dukeshën 38-vjeçare të Sussex për t’u rikthyer në aktrim, Harry nuk dëshiron që të humbasë aftësitë e gruas së tij, të cilën e konsideron si një nga aktoret më të mira.

Meghan e do jetën mbretërore, por kjo nuk është e mjaftueshme për të, tha Rob Shuter. “Ajo dëshiron të bëjë ndryshime në këtë botë, ajo nuk dëshiron të shndërrohet në dikë që merr pjesë vetëm në ngjarje mbretërore dhe shtrëngon duart me turmën. “/21Media