Ironizojnë me postimin e çiftit

Ironizojnë me postimin e çiftit

Në ditën e nënës, Meghan Markle publikoi një fotografi të ëmbël të foshnjes së posalindur, ku shiheshin vetëm këmbët e djalit të saj, Archie. Kjo fotografi u realizua në kopshtin e shtëpisë së tyre dhe mori komente shumë pozitive nga ndjekësit, shkruan rtv21.tv

Por, përkundër pëlqimeve të shumta, pati edhe të atillë që e akuzuan Meghanin se kopjoi stilin e fotografisë nga Kylie Jenner.

Madje, komediani i njohur, Gary Janetti ironizoi me të dy postimet. Janetti publikoi dy fotografitë, për t’i vënë në pah ngjashmëritë mes tyre. Në fund, publikoi një fotografi të princit George dhe e shoqëroi me mbishkrimin “Meghan..”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gary Janetti (@garyjanetti) on

Më 6 maj, dukesha Meghan Markle dhe princi Harry u bënë prindër për herë të parë./21Media