Në Debat Pernime në RTV21 sonte u zhvillua biseda mes kandidatëve për kryetar të Skenderajt

Në Debat Pernime në RTV21 sonte u zhvillua biseda mes kandidatëve për kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryetar të komunës nga Vetëvendosje Hysni Mehani shfaqi planin e tyre për katër vitet e ardhshme nëse VV vjen në krye të komunës.

Një nga prioritetet më të mëdha për Mehanin është ndërtimi i stacionit të autobusëve, pasi sipas tij ka ndodh privatizimi me shumë telashe saqë për këtë arsye kanë ndodhur edhe vrasje.

Prioriteti i dytë i tij është ndërtimi i çerdheve sepse kjo i shërben emancipimit të nënave dhe fëmijëve, bartja e nxënësve, vazhdimi i shujtave për klasat nga 1 deri në 5 e ndërtimi i laboratorëve nëpër shkolla, shkruan rtv21.tv.

Depolitizimi i arsimit është hap kryesor për qeverisjen e Mehanit, pasi arsimi në Skenderaj deri tani ka funksionuar vetëm sa për të punësuar militantë, të cilët prodhojnë sipas tij analfabetë, gjë që e dëshmoi edhe PISA. Edhe rikthimi i bursave është prioritet i tij pasi komuna e Skenderajt e ka ndalur këtë.

Në lidhje me shëndetësinë Mehani ka në plan rifunksionalizimin e qendrave të mjekësisë familjare, instalimi i aparaturës për matjen e orarit të punës, pasi sipas Mehanit mjekët paraqiten në punë dhe vazhdojnë për të punuar në ordinanca private.

Përfundimisht edhe përmirësimi i kushteve në shtëpinë e komunitetit të pleqëve bën pjesë në pikat e tij të qeverisjes për mandatin e ardhshëm./21Media