Hyremi publikoi një fotografi ku shihet Mehmet Kosova

Hyremi publikoi një fotografi ku shihet Mehmet Kosova

Aktorja e njohur me origjinë turko-gjermane, Meryem Uzerli njihet për rolin e saj te seriali “Sulltani i madhërishëm”, por edhe për role tjera në filma e seriale si “Cingoz Recai”, “Marija”, “Gecenin Kralicesi” e shumë të tjerë.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku herë pas here shpërndan fotografi të ndryshme, e së fundi u pa në një fotografi me Kenan İmirzalıoğlu, i njohur si “Mehmet Kosova” te seriali “Jeta e Hidhur”, dhe Mahiri te “Karadayi”.

Të dy duken shumë të lumtur, teksa Sulltanesha Hyrem pranon lule nga dikush.

💐💐💐

A post shared by meryemuzerlimeryem (@meryemuzerlimeryem) on

Ndryshe, Kenan  İmirzalıoğlu dhe Meyrem Uzerli ishin pjesë e filmit “Cingoz Recai”, film që flet për xhentilesën, mëshirën dhe bujarinë e një keqbërësi. Ky film është storie e një hajduti, e bazuar në romanin e novelistit të famshëm Peyami Safa.

Të dy vazhdojnë jetën e tyre profesionale si aktorë në Turqi dhe kanë angazhime të shumta. /21Media