Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 është rreth 3.7 për qind

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 është rreth 3.7 për qind.
Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa, Mehmeti deklaroi se presioni i inflacionit dhe rënia e fuqisë blerëse kanë bërë një gjë të tillë.
Ai shtoi se se BQK-ja nuk ka mundur të ketë vendimmarrje sa i përket inflacionit, pasi i njëjti është i importuar.
Mehmeti po ashtu deklaroi se gjatë vitit të kaluar ka pasur 1.5 miliardë euro remitanca.

Back to top button