"BQK do të jetë e angazhuar në vazhdimësi për zhvillimin ekonomik, për sektorin financiar”

“BQK do të jetë e angazhuar në vazhdimësi për zhvillimin ekonomik, për sektorin financiar”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka thënë se Kosova e Re është një investim i madh dhe shumë i rëndësishëm që do të zëvendësojë Kosovën A, dhe do të ndikojë edhe në përmirësimin e ndotjes së ajrit.

Këtë deklaratë Lluka e ka thënë në manifestimin që Oda Ekonomike e Kosovës e ka organizuar për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Sektori energjetik do të sjellë në 5 vitet e ardhshme kapacitete të mëdha për furnizim të energjisë të rregullt në vend”,  tha Lluka.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti tha se sfidat kryesore në këtë dhjetë vjetor të pavarësisë është papunësia dhe deficiti tregtar.

“Këto janë dy sfidat kryesore që po e përcjellin Kosovën në këto dhjetë vjet pavarësi të Kosovës. BQK do të jetë e angazhuar në vazhdimësi për zhvillimin ekonomik, për sektorin financiar”, ka thënë Mehmeti.