Pamje spektakulare dritash për festat

Pamje spektakulare dritash për festat

Tashmë vende të ndryshme në botë kanë filluar me dekorime të pikave kryesore për festat e fundvitit. Dhe këto pamje mahnitëse na sjellin një atmosferë vërtetë festive.

Pas kësaj ekspozite spektakulare dritash qëndron një mekanik nga Leeds, West Yorks i Anglisë. Ai është 49 vjeçari, Steve Audsley, i cili preferon tej mase ekspozitat dedikuar festave të fundvitit, dhe vendosi edhe vetë të hapë një të tillë, shkruan rtv21.tv

Këtë atmosferë, ai e krijoi pranë shtëpisë së tij, për 100 ditë.

Steve, këtë ekspozitë e cila përfshinë një kallam karamele, një kalë që lëkundet, një dordolec, një dre dhe një pemë krishtlindjeje me gjatësi afro shtatë metra e punoi me 100 mijë drita neoni.

Ai në një deklaratë ka treguar se ka diçka që e ka inspiruar për ta punuar këtë ekspozitë. Steve ka treguar se kishte shkuar për vizitë në SHBA dhe ajo që i kishte bërë përshtypje ishin përpjekjet e amerikanëve për të krijuar atmosferë sa më të mirë për fundvit, dhe kështu, ka menduar se do të ishte mirë që kjo atmosferë të ndjehej më shumë edhe në Angli.

Tani, qëllimi i këtij mekaniku me këtë ekspozitë është që t’u japë kalimtarëve të atjeshëm një ndjenjë të fuqishme festash, të bëjë çdonjërin të ndjejë shpirtin e festave të fundvitit./21Media