Mel B dhe burri i saj Stephen Belafonte nuk do të kthehen më së bashku

Mel B dhe burri i saj Stephen Belafonte nuk do të kthehen më së bashku

Ajo thotë se burri i saj e dëmtonte emocionalisht, dhe sa herë që ajo arrinte një sukses ai e rrihte që të mbante kontrollin mbi të.

Të hënën Mel mori një urdhër ndalimi për Belafonten, që të mos afrohej asaj dhe tre fëmijëve të saj. Ajo tregoi se ishte shumë e dobët në kohën kur u martua me të, dhe se vetëbesimi i saj ishte shumë i ulët.

Ajo tha se Belafonte deshi t’i ndihmonte në çdo aspekt, duke u treguar shumë i mirë dhe mbështetës në fillim, por pas martesës gjërat ndryshuan drastikisht, shkruan rtv21.tv.

Gjëndja ishte aq e keqe saqë në dhjetor të vitit 2014 ajo kishte tentuar të bënte vetëvrasje, duke gëlltitur një kuti të tërë me aspirina.

Turpi final për të ishte kur burri i saj kishte filluar marrëdhënie me dadon e tyre duke e lënë atë shtatzënë, gjithmonë sipas Mel B.

Belafonte në anën tjetër tha se i vë në dyshim motivet e akuzave nga Mel./21Media