"Mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen që mos të nxisim urrejtje"

“Mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen që mos të nxisim urrejtje”

Rep-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi në muajin shkurt ka thumbuar dy koleget e saj: Rina Balajn dhe Taynën.

Melinda këtë e ka bërë përmes një “Freestyle” të publikuar në rrjetin social, Instagram si dhe në kanalin zyrtar të “Panda Music Ks” në Youtube.

Kurse, mbrëmë artistja me anë të një postimi në Instagram i ka kërkuar falje publike Taynes, por, jo Rina Balajt.

Këtë kërkim falje sipas saj, e ka bërë për ta ndryshuar kahjen që mos të nxisin urrejtje te gjeneratat e reja.

I kërkoj falje artistes Taynaes për ofendimet në Freeestyle-in e funidt. Për shkak të drejtimit që ka marr rap-i I femrave mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen që mos të nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, ka shkrua Melinda në Instagram.

Pas këtij postimi, ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga Tayna.

“Çifteli” titullohet projekti i fundit i Melindës, i cili u prit shumë mirë nga fansat e saj. Në kanalin Yotube kjo këngë e publikuar në muajin mars deri tani numëron mbi 6 milionë klikime.

Ndërsa, “Kce” mban titullin kënga e fundit e Taynes, të cilën e ka publikuar në muajin mars. Deri tani ky projekti i Taynes në Yotube ka mbledhur mbi 12 milionë klikime. /21Media