Prapaskenat e klipit

Prapaskenat e klipit

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, para disa ditëve ka sjellë projektin muzikor “Pika Pika” që është pritur mirë nga fansat e saj.

Pjesë e videoklipit të këngës “Pika Pika” ishte edhe aktori i njohur Osman Azemi, në rolin e “Teta Gjylit”.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 800 mijë ndjekës, Melinda ka publikuar video nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit me ‘Teta Gjylin’.

Ndryshe, kënga ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media