Rep-artistet ende në "luftë" se kush është më e mira

Rep-artistet ende në “luftë” se kush është më e mira

Rep-artistja tanimë e njohur shqiptare, Melinda Ademi së fundmi ka thumbuar dy koleget e saj: Rina Balajn dhe Taynën.

Melinda këtë e ka bërë përmes një “Freestyle” të publikuar në rrjetin social, Instagram si dhe në kanalin zyrtar të “Panda Music Ks” në Youtube, shkruan rtv21.tv

“Freestyle” mbanë emrin “Teta Gjyli”, me të cilin Melinda interpreton fjalë që i drejtohen dy artisteve, të cilat këndojnë të njëjtin zhanër muzikor me Melindën.

“Freestyle” përmban fjalë që Rina dhe Tayna kanë përdorur më herët në këngët e tyre, të cilat janë publikuar së fundmi dhe janë ndër më të përfolurat në skenën muzikore shqiptare.

Asnjëra nga artistet deri më tani nuk ka reaguar për këtë “diss” të Melindës dhe mbetet të shihet se a do t’i përgjigjen ato asaj apo jo.

Sa i përket projekteve muzikore, “Ami” është kënga e fundit e Melindës që është publikuar në janar të këtij viti dhe që deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media