Aktorja rrëmben vëmendje

Aktorja rrëmben vëmendje

“Mos ma lësho dorën” titullohet seriali i njohur që këtë kohë po transmetohet në në ekranin e RTV21. Në mesin e shumë aktorëve që po rrëmbejnë vëmendje të publikut, është edhe Cemre Baysel në rolin e “Melisës”, motrës së Xhenkut.

Edhe pse e re në moshë Cemre po vlerësohet shumë nga regjisorët turk për profesionalizmin e saj gjatë aktrimit.

Aktorja 20-vjeçare përveç profesionalizmit, ajo veçohet edhe për bukurinë e saj, për të cilën komentohet shumë në rrjetet sociale.

Së fundmi, Cemre ka rrëmbyer vëmendje me disa fotografi të publikuara në Instagram.

“Melisë” aktualisht është duke vazhduar shkollimin e saj në Universitetin Ege, në departamentin e pikturës për mësimdhënie. /21Media