Memli feston ditëlindjen

Memli feston ditëlindjen

Sot ka arsye për festë në familjen e Memli Krasniqit. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Memli Krasniqi sot ka ditëlindjen dhe mbushi 40 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, Memli sigurisht që mori urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët e shumtë. Por, urimet më të veçanta, deputeti sigurisht që i mori nga më të dashurit e tij, babai, bashkëshortja dhe motra.

Babai i deputetit, publicisti i njohur, Milazim Krasniqi, duke e uruar të birin për ditëlindjen e 40-të përmes një imazhi u shpreh se Memli ua ka mbushur zemrën me lumturi e krenari.

Bashkëshortja e Memlit, Meliza përmes një postimi në instastory uroi Memlin, duke i shprehur fjalët më të mira.

Urim të bukur, bashkangjitur me një fotografi mbresëlënëse, Memlit i bëri edhe motra e tij, Teuta Krasniqi. Aktorja e njohur i uroi çdo të mirë vëllait dhe që t’i bëjë krenarë edhe më tutje.

Memli Krasniqi është lindur më 25 janar të vitit 1980 në Mitrovicë. Ai është i martuar me Meliza Krasniqin, të cilët së bashku kanë tre fëmijë./21Media