Babë e bijë të lumtur pranë njëri-tjetrit

Babë e bijë të lumtur pranë njëri-tjetrit

Ai është ndër kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, i cili është mjaft aktiv nëpër debate të ndryshme.

Fjala është për Memli Krasniqin, i cili në çdo legjislaturë ka qenë ndër deputetët më aktiv të Kuvendit të Kosovës.

Krahas karrierës, Memli aktiv po tregohet edhe në rrjete sociale, në të cilat numëron ndjekës të shumtë, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te rrjetet sociale, sot ai publikoi një foto të bukur në instastory për 12 mijë e 800 ndjekësit e tij.

Në imazhin e publikuar, Memli shihet së bashku me vajzën e tij të madhe, të cilët duken bukur afër njëri-tjetrit.

Kujtojmë që Memli është i martuar prej vitesh me Melizën dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë./21Media