KIESA dhe ARDA  kanë nënshkruan memorandum bashkëpunimi

KIESA dhe ARDA  kanë nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Agjencive për Zhvillim Rajonal ARDA, me qëllim të zhvillimit të sektorit privat, promovimit të ambientit të të bërit biznes si dhe tërheqjes së investimeve nga jashtë.

Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s Besian Mustafa tha se ky memorandum ka si qëllim zhvillimin e sektorit privat.

“Sot nënshkruajmë një marrëveshje të bashkëpunimit, e cila parasheh një sërë aktivitetesh bashkëpunuese në mes të këtyre agjencive, me qëllim zhvillimin e sektorit privat, përkrahjen e NMV- ve kosovare, qoftë në aspektin e promovimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë, qoftë në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese të këtyre ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Por në përgjithësi dhe në promovimin e vet kompanive kosovare dhe ambientit të të bërit biznes në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa Mrika Macula, drejtoreshë ekzekutive në ARDA tha se kjo marrëveshje parasheh fuqizimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve si dhe promovimin e ambientit për investitorët e huaj potencial.

“Kjo marrëveshje parasheh fuqizimin dhe bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve, e cila fuqizon gjithashtu bashkëpunimin dhe përkrahjen në përmirësimin në nivelin ekonomik, gjithashtu dhe në atë social. Po ashtu pasi kemi dhe mungesë të promovimeve për investime të reja të jashtme, ashtu që ne do ta përkrahim njëri tjetrin dhe do ta komplimentojmë njëri tjetrin, me implementimin e aktiviteteve të ndryshme në rajonin tonë, gjithashtu dhe jashtë, të cilat parashihen”, tha ajo.