Ky memorandum ka për qëllim angazhimin e komunitetit

Ky memorandum ka për qëllim angazhimin e komunitetit

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ambasadën Italiane, sot do të nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për angazhimin e komunitetit në fushën e parandalimit të radikalizimit.

Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ambasadori Italian në Kosovë,m Piero Cristoforo Sardi, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, dhe Fadil Kajtazi, kryesues i Mekanizmit Referues në Gjilan.