Portali rtv21.tv mëson se kur do të publikohet kënga e shumëpritur

Loading...

Portali rtv21.tv mëson se kur do të publikohet kënga e shumëpritur

Dy këngëtaret e njohur shqiptare, Era dhe Nora Istrefi kohë më parë patën paralajmëruar që janë duke punuar në një projekt muzikor të përbashkët.

Artistet qysh në fillim të 2019 patën nisur xhirimet e videoklipit të kësaj kënge, prapaskenat e të cilave i patën publikuar herë pas here në rrjetet sociale.

Lidhur me bashkëpunimin e tyre në një prononcim ekskluziv për rtv21.tv, menaxheri i Norës, Drilon Furra ka zbuluar që xhirimet e videoklipit kanë përfunduar dje.

Xhirimet e klipit kanë përfunduar dje, sa i përket datës së publikimit të kësaj kënge ende nuk është vendosur, por një gjë është e sigurt që deri në fund të muajit mars do të lansohet”, ka thënë Furra për rtv21.tv.

Pjesë e këtij projekti muzikor nuk do të jenë vetëm motrat Istrefi, kënga do të jetë në bashkëpunim edhe me artistin e njohur Cladyee, i cili besohet që e ka shkruar këngën.

Ai përgjatë vitit 2018, pati zbuluar pak nga kjo këngë përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram. “Act like a player”, besohet që mban emrin kënga dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./21Media