Lluka: Tmava nuk ka pasur mandat që nga 6 shkurti

Lluka: Tmava nuk ka pasur mandat që nga 6 shkurti

Menaxheri i përgjithshëm i Kombinatit “Trepça”’, Ahmet Tmava, ka dhënë sot dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrje. Ai në një prononcim për media, përveç shqetësime të tjera, ka përmendur edhe ndërhyrjet e ministrit Valdrin Lluka, i cili sipas tij, e ka privuar nga e drejta e ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive në këtë periudhë të tranzicionit.

Ndaj kësaj dorëheqjeje ka reaguar Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, duke thënë se Ahmet Tmavës i ka kaluar mandati më 6 shkurt dhe si i tillë nuk do të duhej të jetë as në zyrat e Trepçës./21Media