Kida vjen më ndryshe

Kida vjen më ndryshe

Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi-Kida shumë shpejt do të vijë me një këngë të re, të cilën do ta shoqërojë edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

Kida aktualisht ndodhet në Turqi, atje ku edhe ku ka nisur xhirimet e videoklipit.

“Shumë shpejt DIVA estradës do godas me një Super Super projekt”, ka shkruar menaxheri i Kidës, Met Elshani krahas një postimi që ka bërë në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një fotografi të Kidës e cila dukej mahnitëse e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë vjollce.

View this post on Instagram

 

Shum shpejt DIVA estrades do godas me nje Super Super projekt 💪🔥🔥 @kida @zzapnchriss @filmnation.al @fibulakosova

A post shared by Met Elshani (@mettelshani) on

Ndryshe, “Mas” është projekti i fundit që Kida ka sjellë korrik, këngë kjo që është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 4 milionë klikime në Youtube./21Media