Ronaldo ka shënuar golin e 700-të në karrierë

Ronaldo ka shënuar golin e 700-të në karrierë

Agjenti Jorge Mendes, ka insistuar që ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mund ta thyej rekordin e legjendës braziliane, Pele.

Ylli i Juventusit ka shënuar golin e 700-të, në karrierën e tij, gjatë humbjes së Portugalisë ndaj Ukrainës. Ai është lojtari i gjashtë në histori që ka arritur ta bëjë këtë.

Pele ka shënuar 767 gola dhe Mendes mendon që pesë herë fituesi i Topit të Artë do të thyej këtë rekord.

“Cristiano ka arritur shifrën prej 700 golave, por nuk kam dyshim që do të arrij ta kaloj Pelen, duke u bërë golashënuesi me më së shumti gola, në histori të futbollit dhe këtë gjë do ta arrij me Juventusin. 68 gola për Ronaldon nuk janë shumë”, deklaroi ai.

34 vjeçari për Portugalinë ka shënuar 95 gola në 162 paraqitje./21Media