I telefonoi të gjithë që njihte për t'i lajmëruar

I telefonoi të gjithë që njihte për t’i lajmëruar

Dean Smethurst, 32 vjeç mendoi se kishte fituar 50 mijë funte në lotarinë kombëtare.

Sipas mediave të huaja, 32 vjeçarit, i ishte thënë se kishte fituar Lojën e të Shtunës.

I gëzuar për këtë lajm, Dean një menaxher i një supermarketi që ka luajtur lotari për gjashtë vjet vendosi të telefononte të gjithë ata që njihte dhe t’u tregonte lajmin e mirë.

Ai filloi të mendojë se si do t’i shpenzonte paratë, pa menduar për të kontrolluar numrin e tij.

Mirëpo, kur linjat e telefonit të lotarisë u hapën përsëri të nesërmen në mëngjes, atij iu dha lajmi shkatërrues se fati nuk ishte në anën e tij. /21Media