“Mënyra ma e lehtë për me vjedhë ka qenë me shtru rrugë”

“Premtimet e (pa) mundshme” është sonte tema e tretë e debatit në emisionin “CLICK” të RTV 21

Faik Ispahiu nga Kallxo.com tha se mënyra më e lehtë siç u shpreh ai “për me vjedhë” ka qenë me shtru rrugë.

“Mënyra ma e lehtë për me vjedh ka qenë me shtru rrugë e mënyra ma e lehtë për me vjedhë tu shtru rrugë është për shkak se gërmimet punët e gërmimit, dheut është shumë vështirë me i kontifiku. Ajo është trashëgu ma vonë dhe ma së lehti është me ju arsyetu dikujt që qe na po investojmë në kulturë me atë që  e ndërton një ndërtesë të madhe e cila shihet dhe ti si politikan mundesh me dal me u fotografu bashkë me mediat të cilat i ki tuat të cilat janë militantë dhe servil të tu”, u shpreh Ispahiu, shkruan rtv21.tv

Por sipas tij kultura nuk është objekti i teatrit, por kultura tha se janë njerëzit që perforomojnë në skenë dhe ata të cilët vijnë me i pa koncertet, shfaqjet./21Media

Back to top button