Këto katër mënyra tregojnë shumëçka

Këto katër mënyra tregojnë shumëçka

Statistikat predikojnë se rreth tre miliardë njerëz do ta përdorin telefonin në vitin 2020. Ky fakt jo vetëm që është interesant nga këndvështrimi i teknologjisë por, edhe nga aspekti psikologjik. Mënyra se si i mbani dhe veproni me telefonët tuaj mund të zbulojë shumë rreth karakterit tuaj.

Bright Side ka përgatitur një test interesant që mund të zbulojë karakterin tuaj nga mënyra se si e mbani telefonin, shkruan rtv21.tv

1.Nëse e mbani telefonin me një dorë

 

Nëse je person që i shikoni të rejat dhe shkruani me një dorë, jeni një person ekstremisht konfident. Ju jeni njëri nga ta që rrezikoni, por mençur, kjo iu ndihmon të arrini rezultatet e dëshiruara.

Megjithatë, në lidhje jeni ndryshe. Ju preferoni të kaloni kohë vetëm, në mënyrë që ta kuptoni nëse ju nevojitet ky person ose jo, para se të merrni një vendim të filloni lidhjen. Bazuar në këtë, njerëzit ju konsiderojnë si njeri të izoluar ose të rezervuar.

2.Me njërën dorë e mbani telefonin dhe me tjetrën punoni

Kjo mënyrë e mbajtjes së telefonit, tregon mençurinë. Jeni intuitivë, i mençur, i urtë, i arsyeshëm dhe i matur. Ju fillimisht ndërmerrni disa hapa, para se ta ndërmerrni veprimin e parë. Ju synoni të arsyetoni çdo gjë në jetën tuaj, që e bën të vështirë të mashtroheni.

Sidoqoftë, nuk mund të konsideroheni si i mençur kur vjen puna te dashuria. Ju jeni personi që bën veprime të pamendueshme dhe të shpejta që nganjëherë mund ta dëmtojnë lidhjen tuaj. Për më shumë, ju bëheni tepër paragjykues kur vjen puna te dashuria, transmeton rtv21.tv

3.Përdorni të dy duart për të mbajtur dhe përdorur telefonin

Nëse i përdorni dy duart për të mbajtur telefonin, nënkupton që ju e doni shpejtësinë. Jeni të shpejtë, efiçientë dhe të gatshëm për të marrë vendime. Mund t’i adaptoni shpejt ndryshimet e mjedisit dhe mund të veproni efektivisht në kushte të reja. Kur vjen te dashuria, efiçienca juaj nuk punon edhe aq mirë. Është e kundërta, zhduket. Shpesh dështoni të afroheni me personin që ju pëlqen për shkak të këmbëngulësisë, që mund ta frikësojë partnerin tuaj potencial.

4.Me njërën dorë e mbani telefonin dhe me gishtin tregues të dorës tjetër punoni në ekran

Mënyra sesi e mbani telefonin në këtë rast flet shumë për kreativitetin tuaj. Ju keni ideja të mrekullueshme me bollëk të cilat doni t’i implementoni në jetë dhe ngadalë. Dëshironi të qëndroni vetëm të mendoni kthjellët dhe të krijoni një kryevepër që do ta çuditni botën. Mund të jetë një projekt, një pikturë ose vizatim, mirëpo puna juaj zakonisht ka sukses.

Në lidhje romantike, kreativiteti juaj kthehet në turp, që iu ndalon të zhvilloni lidhje të reja. Sidoqoftë, kushdo që iu njeh më shumë, do të mahnitet nga personaliteti juaj./21Media