Zbuloni cilësinë me testet e ujit, zjarri dhe mykut

Zbuloni cilësinë me testet e ujit, zjarri dhe mykut

Kina prodhon më shumë se 200 ton oriz në vit, gjë që e bën atë prodhuesin më të madh të orizit në botë. Megjithatë, sipas një raporti të The Korean Times, orizi kinez është shumë i rrezikshëm dhe ka përbërje plastike.

Raporti tha se prodhuesit kinezë shesin oriz artificial, të bërë nga niseshteja e patateve dhe plastika, e cila avullohet me aromën e orizit në fund.

Pas hetimeve të mëtejshme për këtë çështje, u zbulua se orizi kinez përmban aq shumë plastikë sa një qese plastike. Për fat të mirë, ky oriz ndryshon nga ai i vërteti dhe kjo gjë mund të përcaktohet lehtësisht.

Këto këshilla, sipas shije.al, ju shërbejnë për të dalluar orizin e vërtetë nga ai plastik.

Shtypni disa kokrra orizi dhe shikoni ngjyrën që merr. Nëse bëhet pluhur i bardhë, është organik. Nëse lë njollë të verdhë është plastikë.

Hidhni disa kokrra oriz në zjarr dhe shikoni nëse ato digjen. Nëse kjo gjë ndodh, keni të bëni me oriz “të rrejshëm”.

Hidhni një lugë gjelle me oriz, në një gotë me ujë. Për të qenë organik, duhet që kokrrat të bien në fund të gotës apo enës.

Gatuani një grusht oriz, pastaj vendoseni atë në një enë plastike dhe lëreni për disa ditë në diell. Orizi i vërtetë dhe organik, duhet të myket në 2 ditë; orizi plastik do të mbetet i njëjtë.

Nëse dyshoni se orizi që keni blerë është plastik, provoni këto këshilla për të zbuluar lehtësisht cilësinë e tij.