Veprimet e trupit hedhin në dritë emocionet e brendshme

Veprimet e trupit hedhin në dritë emocionet e brendshme

 Trupi mund të zbulojë shumë anë të karakterit të njeriut, sidomos atëherë kur bëhen veprime me pa vetëdije. Veprimet e tilla mund të hedhin dritë mbi emocionet e brendshme.

Mënyra se si uleni tregon shumë për karakterin dhe personalitetin tuaj.

A-  Jeni të shqetësuar, tip ëndërrimtar, posedoni një imagjinatë të pasur. Mendja juaj është plot me ide të reja që fiton vlerësimin e merituar nga njerëzit rreth juve. Nuk e doni rutinën e zakonshme të jetës, dëshironi të udhëtoni dhe të mësoni gjëra të reja. Merrni vendime drastike, për shembull nga flokët e gjata në flokë të kuqe të shkurtra.

a

B- Jeni person krijues dhe simpatik edhe pse thellë ndiheni pak fëmiror. Keni aftësi të mahnitshme për të marrë pjesë në aktivitete edhe pse e keni të vështirë të përqendroheni ose të rrini në një detyrë të caktuar për një periudhë të gjatë kohore.

b

C- Konsiderojini me kujdes mundësitë para se të bëni zgjedhje sepse ju dëshironi që çdo gjë të shkojë në mënyrë të përkryer dhe ndryshimet ju bëjnë që të përjetoni stres. Jeni pak të bezdisshëm dhe të çorganizuar. Keni probleme për t’u fokusuar në tema të caktuara dhe njerëzit ju quajnë kryesisht arrogant.

c

D- Ata që nuk vendosin peshën e të gjithë këmbëve në tokë ka të ngjarë të kenë probleme në komunikim. Jeni tip i rezervuar, por në realitet përjetoni çdo gjë me zemër  dhe jeni gjithmonë të gatshëm për t’u përballur me botën. Nuk nxitoni, preferoni të mendoni se çdo gjë do të duhet të ndodhë në kohën e saj. Jeni kokëfortë, këmbëngulës dhe nuk hiqni dorë në gjysmë të rrugës në drejtim të arritjes së qëllimit.

d (2)

E- Nuk ju pëlqen të grindeni apo të shprehni emocionet në publik dhe ndiheni i shqetësuar kur të tjerët ju bërtasin. Njerëzit që nuk mbështeten tek të gjithë këmbët e tyre zakonisht nuk kanë ndonjë problem për të shprehur ndjenjat. Jeni të karakterizuar nga vrazhdësia, për më tepër jeni pedant nga natyra./21Media

e