Luajtja e disa lojërave të memories e përmirëson aftësinë e trurit

Luajtja e disa lojërave të memories e përmirëson aftësinë e trurit

Ka shumë teori se përse harrojmë, e disa prej së cilave kanë të bëjnë me gjenetikën, disa tjera me moshën.

Sidoqoftë, asnjëra nga këto nuk do të thotë se nuk mund të zhvilloni memorie më të mirë, pasi që ka disa mënyra për ta përmirësuar memorien tuaj.

Sipas disa hulumtimeve nga revista Neurology, meshkujt janë shumë më të rrezikuar sesa gratë nga dëmtimi i memories si pasojë e konsumimit të alkoolit.

Kjo vlen sidomos për meshkujt e moshës së mesme të cilët konsumojnë më shumë se dy gota e gjysmë alkool në ditë, pasi që hulumtimet kanë treguar se këta meshkuj kanë shfaqur shenja të humbjes së memories.

Lojërat mund të mos jua përmirësojnë inteligjencën, mirëpo studimet kanë treguar se luajtja e disa lojërave të caktuara të memories e përmirëson aftësinë e trurit tuaj për të mbajtur mend dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme. Pra, këto lojëra mund të mos jua rrisin nivelin e inteligjencës, por padyshim se ndihmojnë në memorien tuaj./21Media