Project One është në gjendje të kryejë 11 mijë rrotullime në minutë

Project One është në gjendje të kryejë 11 mijë rrotullime në minutë

Mercedes-AMG Project One hipersportiv, me teknologji hibride nga Formula 1, do të ketë premierën botërore në panairin e radhës në Frankfurt, njoftoi prodhuesi gjerman.

Përveç lajmërimit të shkurtër të këtij modeli sportiv, Mercedes ka publikuar edhe një fotografi “teaser” , në të cilën shihen dritat LED dhe silueta e automjetit.

Modeli posedon dy ulëse dhe teknologjinë karakteristike për bolid të F1.

Sistemi hibrid ka motor 1.6 litra turbo-benzinë nga Formula 1 dhe katër elektromotorë.

Fuqia e përgjithshme e sistemit kalon 1.000 kuaj fuqi dhe sipas kompanisë, modeli Project One është në gjendje të kryejë 11 mijë rrotullime në minutë, derisa automobili zhvillon shpejtësinë mbi 350 km në orë.

Edhe pse Mercedes planifikon prodhimin serik, në Frankfurt do të prezantohet prototipi para-prodhues, i cili nuk do të dallojë shumë nga versioni i prodhimit të automobilit.