Mercedes ka prezantuar në pako dy modelet e reja AMG nga klasa GLC - GLC 63 4Matic dhe GLC 63 4Matic Coupe, me motor V8

Mercedes ka prezantuar në pako dy modelet e reja AMG nga klasa GLC – GLC 63 4Matic dhe GLC 63 4Matic Coupe, me motor V8

Mercedes-AMG GLC 63 4MATIC dhe GLC 63 4MATIC Coupe janë konkurrentët e rinj të kompanisë gjermane në kategorinë e automjeteve siç janë Porsche Macan Turbo dhe BMW X3M.  Prodhuesi është përpjekur që dy modelet sportive SUV  qysh në fillim të dallojnë nga versionet e rregullta GLC dhe GLC Coupe.

Mercedes praktikisht ka prezantuar tre dhe jo dy modele AMG, duke pasur parasysh se GLC 63 Coupe është i qasshëm edhe në variantin më të fortë S.

Të tre automobilat kanë motor bi-turbo-benzinë 4.0 V8. Në Mercedes GLC 63 dhe GLC 63 Coupe ky agregat prodhon 476 kuaj fuqi dhe zhvillon 650 Nm të rrotullimeve maksimale për momentin, derisa në versionin GLC 63 S Coupe porositet madje 510 kuaj fuqi dhe 700 Nm, transmeton KosovaPress.  Të gjitha modelet janë të pajisura me AMG Speedshift MCT, me 9 ndërrues të shpejtësisë automatike.

GLC 63 S Coupe prej 0 deri 100 km/h arrin për 3,8 sekonda, që është në rangun e Mercedes-AMG GT C Roadster me 557 kuaj fuqi dhe 680 Nm të rrotullimeve (0-100 km/h për 3,7 sekonda).  Shpejtësia maksimale te të tre modelet është kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h.

Të gjitha modelet janë të pajisura me sistem AMG Dynamic Select, i cili ofron katër mënyra të vozitjes: Comfort, Sport, Sport+ i Individual derisa GLC 63 Coupe ka edhe mënyrën “Race” për arritjen e performancave maksimale.

Të tre automobilat do të kenë premierën botërore në sallonin e ardhshëm në Njew York, i cili mbahet kah mesi i prillit, ndërsa në sallonet e shitjes nuk do të dalë para fillimit të vitit 2018.