Mërgimtarët dogjën flamurin e Greqisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë

Mërgimtarët dogjën flamurin e Greqisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë

Duke brohoritur “asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedoni” dhjetëra mërgimtarë maqedonas në Melburn në shenjë proteste u nisën drejt Konsullatës maqedonase.

Me flamuj të Verginës protestuesit u ndalën para konsullatës, duke bërtitur edhe më fortë, Maqedoni, Maqedoni. Disa protestues me syze dhe maska hoqën nga shtiza flamurin maqedonas që qëndronte para godinës dhe ngritën lart flamurin e me diellin e Kutleshit.

Pas kësaj duke kënduar himnin, mërgimtarët dogjën flamurin e Greqisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, raporton TV21.

Në përcjellje të ofendime ndaj pushtetit aktual protestuesit dogjën maketet prej kartoni me figurat e Kryeministrit Zoran Zaev dhe zv. Kryeministres Radmilla Sheqerinska. Ata thërrisnin “vdekje për Zaevin” dhe “le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se nuk e japim emrin”.

Me fjalët “Të rroj Maqedonia” dhe me këngën e himnit maqedonas u mbyll protesta disa minutëshe e mërgimtarëve të revoltuar nga Melburni i Australisë. Ata protestuan kundër ndryshimit të emrit dhe Marrëveshjes së Prespës. Mediat e shteteve, flamujt e së cilëve u dogjën, aktin e kanë cilësuar si barbarë.

Protesta është shenjë e shënimit të 28 vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë. Një protestë e këtillë u mbajt edhe mbrëmë në Shkup, para ndërtesës së Kuvendit./21Media