Pritjet e gjata në Merdare nuk kanë të ndalur

Pritjet e gjata në Merdare nuk kanë të ndalur

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se edhe këtë të premte në pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë po presin 5 deri në 10 minuta. Ndërkaq kolona në dalje të Kosovës në këtë pikë është gati një kilometër e gjatë, shkruan rtv21.tv.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritja është 20 deri 30 minuta për të dalë nga Kosova dhe 5 deri 10 minuta për të hyrë. Kurse, në pikë-kalimin Muçibabë pritja është deri 15 minuta për të dalë nga Kosova.

Në këtë mëngjes raportohet se në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata./21Media