117 km/h në zonën ku lëvizja është 50 km/h.

117 km/h në zonën ku lëvizja është 50 km/h.

Policia e Kosovës brenda pak minutash i ka shqiptuar dy gjoba te trafikut një mërgimtari nga Zvicra.

Makina e tij është ndaluar pasi radarët e Policisë e kanë kapur në shpejtësi prej 117 km/h në zonën ku lëvizja është 50 km/h.

Kallxo.com ka siguruar një raport ku thuhet se mërgimtari pas gjobës së parë ishte sjellë keq me policët, duke e nisur veturën me start të vrullshëm (shllajf).

Policet kishin matur shpejtësinë e tij në largim dhe raporti sqaron se ne 238 metra vetura e mërgimtarit kishte arritur shpejtësinë e 140 km/h.

Për këtë sjellje sërish mërgimtari është ndaluar nga makina e Policisë dhe është gjobitur me 300 euro të tjera.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1.021 tiketa.

Ndërsa, në nivel vendi kanë ndodhur 26 aksidente me të lënduar dhe 57 pa të lënduar.